
Ekipet e NBA nuk e "njohin" fjalën pushim as për festa. Mbrëmë thuajse në të gjitha pallatet e sportit në Amerikë është luajtur basketboll dhe ndeshjet kanë qenë me të vërtetë për tu shijuar. Nga takimet e mbrësmshme spikati fitorja e San Antonio Suprs përballë Brooklyn Nets në shifrat 109-97. Për Spurs në këtë ndeshje ishte veterani Gasol dhe Gay ata që shkëlqyen dhe i dhanë suksesin ekipit teksan.
Miami Heat "shtypi" Orlando Magic me rezultatin 107-89. Sukses njohu edhe LA Clippers që iu fal një Blake Griffin në superformë ku mundi Kings në shifrat 122-95. Në ndeshjet e tjera Nuggets mundi Jazz 107-83, Buck u "thyen" nga Bulls 106-115 ndërsa Suns dolën të fituar nga dueli me Grizzlies 99-97.
Poll