
Vllaznia luan nesër në shtëpi me Laçin në 16:00. Sfida e Kupës së Shqipërisë është me një takim dhe do përcaktojë skuadrën finaliste të Kupës. Përpara ndeshjes, në konferencën për shtyp ka folur trajneri i Vllaznisë.
Thomas Brdaric tregon se dueli është si një finale dhe ndryshe nga kampionati, ndërsa ka besim se të tijtë do dinë të shënojnë në portën e Sherrit, ish-gardianit shkodran.
"Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme në Kupë. E dimë sa e rëndësishme është për klubin dhe skuadrën. Ajo çka ka ndodhur në të shkuarën ka kaluar dhe kemi punuar shumë që nesër të bëjmë më të mirën. Ndeshja e shkuar? Është një kompeticion I ndryshëm, është ndeshje Kupe dhe është një finale. Mund të luhet më shumë se 90 minuta dhe Laçi është skuadër me eksperiencë dhe kualitet, por kam lojtarët të motivuar dhe me dëshirë. Ne duam të shkojmë në finale.
E njëjta dëshirë? Nesër luajmë në një tjetër fushë, në stadiumin tonë që është më I madh se I tyre. Jemi gati për ta dhe do bëjmë më të mirë.
Dëmtime? Duhet të shohim sot para stërvitjes. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje në dy ditë dhe shoh lojtarët e motivuar dhe do hedh në fushë ata që janë 100 përqind.
Kupa për Europën? I kemi mundësitë dhe nuk do lëmë që kjo të na ikë nga dora. Kemi cilësitë dhe mundësitë që të bëjmë mirë nesër. Vllaznia duhet të dalë në Europë dhe kjo është ajo që vlen për tifozët.
Shtesa? Duhet të luftojmë 90 minuta dhe ta mbyllim, por do shohim si do shkojnë. Luajnë dy skuadra që janë në vendet e para dhe të tregojmë sjelljen që luajmë në shtëpinë tonë për ta fituar.
Laçi mposhti Partizanin me penallti? Shoh lojtarët e mij dhe dëshirën për të shënuar. Mendoj se kemi cilësitë për gol dhe të mbrohemi që mos I lëmë asgjë fatit në dorë. Do mundohemi ta mbyllim mirë. E njoh Sherrin që është lojtar I mirë dhe ka luajtur këtu. I di cilësitë e tij dhe ai ka presion mbi shpatulla sepse luan kundër qytetit të tij dhe jam i bindur se do t'I shënojmë", tha Brdaric.