Si të mos mjaftonte humbja 0 me 1 ndaj Vllaznisë, Dinamo doli me pasoja të tjera nga sfida e 25-të e Superiores. Kapiteni Rustem Hoxha u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes ndaj Bekim Balajt dhe rishikimit në VAR.
Jo vetëm Hoxha, por dhe Behiratche nuk do të luajë në sfidën e radhës me Egnatian. Mbrojtësi i afruar në verë plotësoi numrin e kartonëve dhe i duhet të mungojë një ndeshje.
Dhimbje koke për Dritan Mehmetin, që udhëton në Rrogozhinë pa dy qendrat e mbrojtjes. Trajnerit të dinamovitëve do i duhet të shfrytëzojë lojtarët e tjerë.
Sfida me Egnatia do të hapë javën e 26-të të Superiores, të premten në orën 13:30. Në rrogozhinasit vazhdojnë si kryesues të kampionatit, Dinamos i duhen pikë për të hyrë në zonën e “final four”.