
Kartonët e verdhë janë kthyer në çështje te Vllaznia. Për ndeshjen e rradhës ndaj Skënderbeut, po për këtë arsye do mungojnë dy futbollistë. Bëhet fjalë për Mevlan Adili dhe Florind Bardula. Ata që rrezikojnë janë pesë: Ramadani, Lika, Marku, krymi, Guimaresh. Të gjithë duhet të kujdes, nëse nuk duan të lënë ekipin e Mirsad Jonuz vetëm. Kemi hyrë në një fazë të rëndësishme të sezonit, e çdo mungesë peshon.
Vllaznia kërkon pikë për t'u larguar nga pozita aktuale e vendit të tetë sa më shpejt të jetë e mundur. Përveç betejës me kundërshtarët, do i duhet të ''mposhtë'' edhe skualifikimet. Rruga mbetet akoma e gjatë dhe deri në fund nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë më ekipin shkodran.
Poll