Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Në pjesën e dytë Erzeni nuk erdhi në gjysmëfushën tonë", Luigi di Biagio: Partizani dhe Tirana janë skuadrat më të forta të kampionatit

Shkruar nga NEWSPORT
"Në pjesën e dytë Erzeni nuk erdhi në

Dinamo mori një humbje të hidhur përballë Erzenit. Në ndeshjen e zhvilluar në “Arena Egnatia”, skuadra dinamovite u mposht me rezultatin 2-1 nga shijakasit.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Dinamos, Luigi di Biagio.

“Në minutat e para ishte Erzeni më agresiv. Në 30 minutat e para ne nuk ishim fare në fushën e lojës. Me fillim e pjesës së dytë ne filluam të merrnim nën kontroll ndeshjen.

Në 45 minutat e dyta bëmë një ndeshje të shkëlqyer, ekipi kundërshtar nuk erdhi në gjysmëfushën tonë. Ata thjeshtë po mbroheshin mirë, ne patëm raste të pastra shënimi.

Pikët janë të rëndësishme, por mënyra e lojës është ajo më e rëndësishme. Pasi përndryshe e ke të vështirë për të dominuar kundërshtarin. Skuadra ime me depërtimet nga qendra arriti të krijonte avantazhe në lojë. Pastaj ndodhi ai “aksident” penallti e shkaktuar nga Rexhepi, por janë gjëra që ndodhin në futboll.

Për ndeshjen ndaj Partizanit do të rikuperojmë energjitë. Është një ndeshje shumë e vështirë, Partizani me Tiranën janë skuadrat më të forta të kampionatit”, u shpreh trajneri italian, Luigi di Biagio.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga