
Një protagonist në këtë sfidë ishte padiksutim edhe Etrit Berisha. Portieri me sigurinë që kishte në portë iu dha besim kuqezinjve përballë çekëve. Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania”, Berisha theksoi se:
“Fitorja? Jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Sot morën një 3 piëksh shumë të rëndësishëm. Ishte një ndeshje e vështirë, por ia dolëm të marrim atë që kërkuam. Në 10 minutëshin e fundit të pjesës së parë duhet të rishikojmë disa gjëra, pasi ra pak ritmi. Na ndihmoi pushimi mes pjesëve për të marrë vetën. Në pjesën e dytë nuk patëm probleme.
Shkëndija e parë pas 15 sekondave? Gjëja e parë doja të kapja topin dhe nuk doja ta lija se doja t’u jepja besim lojtarëve. Nuk doja që të merrnin zemër çekët. Ia dola që ta ndalja.
Rikthehesh pas 1 viti jot ë mirë dhe tashmë po merr minuta? Jam i bindur se do bëj gjëra të mira. E kam kaluar fazën e vështirë dhe tashmë më presin gjëra të mira”.