
Kategoria Superiore do zhvillojë sot në 13:45 tre sfidat e mbetura të javës së 14-të. Dje, Vllaznia fitoi në transfertë me Kukësin, teksa fitore mori edhe Teuta ndaj Bylis në "Niko Dovana". Tre sfidat e sotme do përcaktojnë skuadrën që do t'I bashkohet durrsakëve, në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë.
Tirana pret në "Selman Stërmasi" Kastriotin, Partizani luan me Skënderbeun në transfertë, ndërsa Apolonia pret në "Loni Papuçiu" skuadrën e Laçit.
Dueli i Korçës pritet i flaktë në acarin e juglindjes, teksa zhbllokimi i merkatos për dy skuadrat ka bërë që afrimet e reja të janarit të jenë gati për dy stafet teknike.
Sot - 13:45 - Kategoria Superiore
Tirana - Kastrioti
Skënderbeu - Partizani
Apolonia - Laçi