Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në lojë kreu dhe mbijetesa, Egnatia vjen me mungesa dhe rikthime ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Në lojë kreu dhe mbijetesa, Egnatia vjen me mungesa dhe rikthime ndaj

Egnatia do të luajë në shtëpi përballë Kukësit, ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, ditën e premte dhe starton në orën 15:00.

Rrogozhinasit kërkojnë rikthimin te fitorja në kampionat, pasi vijnë nga një barazim me Tiranën dhe humbje me Skënderbeun.

Por përballë verilindorëve, Egnatia dhe Edlir Tetova duhet t’i bëjnë llogaritë pa një mbrojtës kyç. Xhemajli do të mungojë për shkak se në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë.

Megjithatë, trajneri i Egnatias i gëzohet edhe 3 rikthimeve. Mario Gjata dhe Muhamed Lemina rikthehen në shërbim të ekipit pothuajse pas 1 muaji. Lojtarët janë rikuperuar plotësisht dhe janë gati për Kukësin. Gjithashtu, do të rikthehet edhe Abdurrahman Fangaj i cili ndaj Skënderbeu mungoi për arsye kartonësh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga