
Ecuria pozitive në dy vitet e fundit, ku shkoi deri në fazën gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, e ngroh trajnerin e Besëlidhjes, Vladimir Gjoni që përballë Skënderbeut kërkon revanshin.
"Objektivi ynë është në kampionat, por edhe në Kupë dëshirojmë të bëjmë mirë. Jemi një skuadër e vogël por që kërkon të bëj mirë në çdo kompeticion që merr pjesë. Luajmë ndaj një skuadre të madhe, por nuk kemi frikë prej tyre. Ashtu si në jetë, edhe në fushë duhet që ta kërkosh diçka për ta marrë. Edhe në sezonin e kaluar Besëlidhja nuk shihej si pretendente potenciale për të shkuar larg, por me besim dhe puna ia arriti të shkojë deri në gjysëmfinale"-tha mes të tjerash tekniku Gjoni.
Kujtojmë që takimi i parë, i luajtur në Lezhë përfundoi me shifrat 2-1 në favor të Skënderbeut. Takimi i kthimit luhet sot në Stadiumin Skënderbeu duke nisur nga ora 13:30.