
Antonio Conte aktualisht është pa një skuadër që pas largimit nga Tottenham në mars të vitit të kaluar. Thuajse 1 vit pushim për italiani për të mbledhur forcat dhe për të rikuperuar energjitë.
Por pavarësisht kësaj emri i tij vazhdon të jetë në qendër të merkatos dhe është lidhur me shumë klube të njohura. Në Italia tashmë e bëjnë fakt të kryer për rikthimin e Contes në Serie A.
“TeleLambardia” bën të ditur se 54-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Milan, duke pranuar kështu kushtet e ofruara nga kuqezinjtë. Në këtë mënyrë sipas mediave italiane pritet që italiani të marrë drejtimin e Milan për sezonin e ri.
Kujtojmë se kalimi i tij te Milan padiskutim nuk do të pritej aspak mirë nga tifozët e Interit, pasi më zikaltërtit në 2021 arriti të fitonte titullin kampion në Serie A. Ndërkohë kujtojmë se edhe me Juventusin, Conte ka shkëlqyer si lojtar dhe trajner.