
Nëse fillimisht objektivi “Superiore” dukej i vështirë, tashmë për Skënderbeun gjithçka është bërë më e lehtë. Skuadra korçare po shkëlqen ndeshje pas ndeshje. Kjo meritë i takon ekskluzivisht Ivan Gvozdenoviç i cili po tregon se është i duhuri për të drejtuar korçarët.
Që pas emërimit të tij në krye të Skënderbeut, bardhekuqtë nuk janë mundur në asnjë ndeshje. Statistikat flasin në favor të teknikut të korçarëve, i cili në 9 ndeshje ka arritur të koleksionojë plot 21 pikë. Në tre takimet e tjera, ai është ndalur në barazim.
Aktualisht Skënderbeu gjendet në vendin e tretë në Kategorinë e Parë me 34 pikë, aq sa ka dhe Dinamo e vendit të dytë. Ndërkohë Flamurtari renditet në të parin me 1 pikë më shumë.