Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Në "hall" për prapavijën, Kukësi tenton lojtarin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Në "hall" për prapavijën, Kukësi tenton lojtarin e

Me Kategorinë Superiore që është drejt fundit, klubet po bëjnë bilancet e veta sportive dhe jo vetëm. I përfolur për një largim të mundshëm nga Partizani, pasi kontrata I skadon në 31 qershor, Alban Hoxha është vendosur në qendër të merkatos. Kukësi është vënë pas gardianit të kuq, megjithëse drejtori I kampionëve, Olsi Rama e bëri të qartë se kapiteni nuk lëviz nga klubi.

Është drejtori I verilindorëve, Nderim Nexhipi që ka nisur kontaktet e para me 31 vjeçarin, nisur kjo edhe nga marrëdhënia miqësore mes tyre. I lakuar si një nga afrimet e mundshme të Tiranës, "telenovela" Alban Hoxha është në seritë e nxehta, ndërsa edhe dje në fitoren 8-1 ndaj Luftëtarit portieri ishte në stol, zyrtarisht I dëmtuar. Te Kukësi, Alban Hoxha do të gjente një njohje të vjetër, Dashamir Xhikën që ka bërë mirë këtë sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga