
Bie alarmi në shtëpinë e Napolit. Klubi italian rrezikon të humbasë për pjesën e mbetur të sezonit, sulmuesin Arkadiusz Milik, i cili u dëmtua dje gjatë sfidës që Polonia fitoi 3-2 ndaj Danimarkës.
Sipas Sky Sport, gjatë këtij takimi, sulmuesi polak ka pësuar një goditje në gju, ndërsa mendohet se ka këputur ligamentin e krociatit.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por nëse ndodh kështu, Napoli rrezikon të humbasë "bomberin" e këtij sezoni, i cili me vetëm 2 muaj ka bërë që napolitanët të harrojnë shumë shpejt Gonzalo Higuain.
Poll