Skuadra e Luftëtarit ka menduar një surprizë për të gjithë ish-lojtarët e bujshëm saj. Skuadra gjirokastrite npërmjet një postimi në ''Facebook'' ka njoftuar se ''legjendat'' e skuadrës do të nderohen me abonime falas, për ndeshjet e Kampionatit.
''Luftëtari gati kartat e abonimit për të gjithë legjendat bluzi. Ikonat e Luftëtarit ndër vite do të hyjnë në tribunën A gjithmonë falas në vendin e tyre. Pritet që për çdo takim të përgatiten dhe "Flyer" përmbledhes që jep detaje mbi takimin që do zhvillohet për të informuar sa më shumë të pranishmit mbi takimin'', përfundon skuadra në njofitimin e saj.
Luftëtari do të luajë ndeshjen e ardhshme të shtunën, në orën 17:00 në stadiumin e saj.
Poll