
Bylis u shpall kampion me ekipin U-21 pasi fitoi dje 0-5 me Vllazninë në "Reshit Rusi". Ballshiotët me ekipin e 21 vjeçarëve kanë dominuar kampionatin përkatës, teksa eventi zhvillohej për herë të parë në Shqipëri. Për këtë sukses, FSHF ka akorduar 10 milion lekë të vjetër për fituesin.
Me shumë lojtarë nga ekipi i parë, ballshiotët nuk e kanë pasur të vështirë të fitojnë në këtë sezon, teksa primare mbetet gara për mbijetesën në Superligën e të rriturve. Dy javë nga fundi I sezonit, Bylis mban vendin e parafundit teksa ka dy sfida jo të lehta, atë direkte me Kastriotin dhe duelin me Partizanin.
Poll