Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Në futboll deklarojnë paga të rreme”, Armand DUKA i përgjigjet Edi RAMËS: Na ndihmo si fason, në FSHF jemi karantinuar... Rifillimi? Këto janë skenaret

Shkruar nga NEWSPORT
“Në futboll deklarojnë paga të rreme”, Armand DUKA i

Armand Duka ka folur për situatën e krijuar në vend prej Coronavirusit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit iu përgjigj kryeministrit Rama për deklaratën e këtij të fundit ku u shpreh se nuk do ta ndihmonte futbollin financiarisht.

Ai i bëri thirrje të parit të qeverisë që mos t’i lejojë klubet të deklarojnë paga të rreme. Veç kësaj i pari i institucionit të futbollit në vend tregoi se si do procedohet për të siguruar minimumin jetik. Në një lidhje direkte për Report TV, Duka u shpreh:

“Ne i kemi kërkuar Qeverisë një minimum jetik, për të mbijetuar. Është keqkuptuar kjo, nuk ka të bëjë me pasurimin e lojtarëve. Kemi lojtarë edhe në Kategoritë e tjera, si të Parë apo të Dytë. Nuk kemi kërkuar kontrata të plota, por një ndihmë bazë.

Nëse ne i deklarojmë si fason, siç është shprehur, le të na japë aq sa një fason siç deklarojnë.

Si po kalojnë këto ditë për FSHF-në?

Ditë shumë të vështira, po mundohemi t'i bëjmë punën nga ana elektronike. Futboll në fushë nuk ka. Po mundohemi t'i ndihmojmë lojtarët nëpërmjet garave dhe lojrave të ndryshme online, që të kemi edhe komunikim.

A ka të prekur në Federatë?

Po, kemi pasur dy raste që janë negativ për momentin.

Kemi qenë të detyruar që për dy javë t'i mbyllim zyrat dhe të qëndrojmë në karantinë. Kjo është një situatë e vështirë, megjithatë një pjesë e punonjësve janë kthyer në zyra, pjesë e pakët.

Kontakte me futbollistët?

Kemi qenë në kontakt me aq sa kemi pasur mundësi. Veç lojrave dhe konkurseve online kemi pasur kontakte edhe individuale nëpërmjet telefonit

A ka FSHF një plan për të ndihmuar futbollin?

Është thuajse e pamundur që me ato buxhetë që ka Federata të ndihmojë në këtë situatë.

Kur do kthehet futbolli?

Do isha shumë i lumtur nëse do e dija.

Mbledhja e sotme me UEFA-n?

Në varësi të situatës, ne kemi ndërtuar kalendarë që të marrim parsysh gjithë skenarët e mundshëm. Kemi 6 data të mundshme, por nëse do jenë të pamunduar do diskurojmë edhe me organizmin Europian.

Jeni pjesë e Komitetit Ekzekutiv, ka ndonjë plan masash?

Si UEFA janë diskutuar edhe skenarët e mundshëm me futbollin që duhet të përfundojë në qershor. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë do të shohim mundësitë e tjera sepse nuk është në dorën tonë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga