
19 pikë në 11 javë, as në ëndrrat më të bukura te Bylis s'e kishin menduar këtë fillim kampionati. Sot, ekipi mallakastriot do të përballet me Skënderbeun, ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin "Adush Muça". Trajneri Dovedan ka kërkuar suksesin e radhës nga të "tijtë" për një takim ku duhet synuar vetëm fitorja.
Kësisoj tekniku ballshiot ka projektuar 11-shen titullare dhe gjasat janë të zbresë në fushë me këtë formacion: Hidi, Ymeralilaj - Goxhaj - Janku - Ndreca, Mëllugja - Bajramaj, Hadroj - Murataj - Qardaku, Guindo.
Nga ana tjetër, ekipi korçar i drejtuar nga Ilir Daja do t'i përgjigjet me këta futbollistë: Koliçi, Meksi - Pollozhani - Vitija -Pëllumbi, Muja - Taipi, Ndeki - Gripshi - Bregu, Krasniqi. Takimi mes Bylis dhe Skënderbeut është programuar të zhvillohet në orën 13:30.