
Renato Arapi është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato dimri në Kategorinë Superiore. Qendërmbrojtësi durrsak pritet të rikthehet në Superiore. Teuta apo Partizani?
Tashmë edhe ai vetë me siguri do jetë bërë "lëmsh". Kaq shumë zhurmë, por asgjë zyrtare. Presidenti i durrsakëve, Edmond Hasanbelliu deklaroi se pritet vetëm firma, pasi gjithçka është mbyllur me sukses.
Nga ana tjetër, newsport.al mëson se shtatlarti është më afër Partizanit se sa Teutës. "Demat" i kanë ofruar "çekun e bardhë" lojtarit të njohur dhe me siguri, "ngërçi" qëndron prej kontratës që ai ka në Turqi. Brenda këtyre ditëve pritet të zgjidhet gjithçka dhe Arapi të marrë leje-kalimin nga klubi i Afjet Afyonspor dhe më pas mund t'i bashkohet Partizanit.
Nga ana tjetër, në Durrës shpresojnë shumë duke qenë se 32-vjeçari ka luajtur më parë me Bledi Shkëmbin dhe së bashku janë miq të mirë. Në këtë merkato dimri, gjithçka mund të ndodhë. Teuta apo Partizani? Këtë e di vetëm Arapi.