Mesfushori i Tiranës që luan me këmbën e majtë, Erando Karabeci, i cili sezonin e shkuar ishte dhe kapiteni i skuadrës bardheblu, duket se ka arritur marrëveshjen me austriakët e Sturm Graz. Sipas mediave austriake, Sturm në pamundësi për të lidhur kontratë me një tjetër lojtar 25-vjeçar, ka arritur që të mbyllë marrëveshjen me 27-vjeçarin shqiptar.
[caption id="attachment_8589" align="alignleft" width="300"] Erando Karabeci dhe Ronald Gërçaliu në stërvitje[/caption]
"Konkrete është marrëveshja për 27-vjeçarin Erando Karabeci, futbollisti që luan në kampionatin shqiptar te Tirana. Lojtari që luan me këmbën e majtë është i lirë për t'u transferuar. Në shtëpinë e tij, ai ka reputacionin si kapiten i skuadrës. Në sezonin e kaluar ai është aktivizuar 33 herë dhe ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist", përfundojnë mediat austriake.
I kontaktuar nga "newsport.al", Erando Karabeci pohon se gjatë sezonit të shkuar është vëzhguar nga ekipe austriake, por pa zbuluar më shumë detaje. "Jam në dijeni që disa skuadra austriake më kanë vëzhguar gjatë sezonit të shkuar, por nuk kam dijeni për emrin. E di që interesimi i tyre ka qenë, por nuk mund të them asgjë më shumë për momentin", përfundon mesfushori.