
Weston McKennie ka ngjallur maksimalisht interesin e Leeds për ta pasur në organikën e tyre. Lojtari i Juventusit mund të transferohet në Angli, por duhet arritur një marrëveshje me drejtuesit italianë.
Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, anglezët ua kanë bërë të qartë bardhezinjve se nuk mund të lënë gjithçka për momentin e fundit.
Ata e duan futbollistin në formë huazimi me të drejtë blerje për shifrën e 25 milionë eurove. Pritet të shihet se çdo të ndodhë me Juventusin që ka përparësi të fusë një detyrim për të shmangur surprizat e verës.
Poll