
Anglia u eleminua nga Kupa e Botës teksa Franca, kampione aktuale, e mposhti 1-2 në ndeshjen e luajtr nga fillimi deri në fund në nivelin më të lartë të mundshëm. Polemika të shumtë janë ngritur për gjyqtarin e sfidës, brazilianin Sampaio, i cili kishte vërtetë shumë punë sonte. Mediat angleze e kanë kryqëzuar duke ja faturuar humbjen me gabimet e tij në vendimmarrje.
Sky Sports - Wliton Pereria Sampaio – Nota 1: Vetëm një vendim i saktë gjithë lojën, penalltia e parë e Harry Kane. Harroi një karton të kuq për Hernandez, një faull ndaj Kane që ishte në vijën e zonës, faull i Saka në golin e parë të Francës dhe si ka mundësi që Rabiot shpëtoi pa karton?!
Gary Neville – “Kishte një ndeshje makthi. Një arbitër qesharak. Nuk po them që ishte fajtor kryesor në humbjen e Anglisë, njerëzit do thonë që janë justifikime por ai është thjeshtë një gjyqtar i keq, nivel i dobët.”