Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Ndryshon organizimi i Formula 1, kompania amerikane vjen me ide të reja

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshon organizimi i Formula 1, kompania amerikane vjen me ide të reja

 

E përditshmja britanike “The Telegraph”, ka publikuar ditën e sotme një artikull, ku “Liberty Media”, që është kompania amerikane e këtij kampionati, ka hedhur një ide të re, lidhur me synimin e reduktimit të problemeve financiare dhe të vendosjes së një lloj ekuilibri në mënyrë që Formula 1 të jetë sa më e përballueshme nga të gjithë.

“Nuk ka asnjë kuptim që në Formula 1 të ketë skuadra që shpenzojnë 400 milionë dollarë. Nuk i bën aspak mirë kampionatit dhe tifozëve pasi skuadrat hyjnë në një garë për teknologjinë. Nuk ka logjikë dhe krijohet një shoqëri me 2 klasa”, theksohet te kjo e përditshme që citon burime të brendshme të “Liberty Media”.

Përveç kësaj, “Liberty Media” ka në planet e saj edhe një ndryshim tjetër, atë të shndërrimit të Formulës 1 në një biznes modern që të mos administrohet nga një grup i vogël personash, por nga Komitet Ekzekutiv si dhe nga një komision për marketingun.

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga