Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Ndryshimet e Qeverisë për sporistët elitarë, Ministria Kushi: Briken Calja do të vlerësohet si kolegët e tij nëpër botë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndryshimet e Qeverisë për sporistët elitarë, Ministria

Qeveria shqiptare ndryshon shpërblimet për sportistët elitarë që fitojnë medalje ndërkombëtare. Ditën e sotme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri me dije se janë miratuar ndryshimet për kriteret dhe shpërblimet e sportistëve. Ajo u shpreh se peshëngritësit që marrin medalje nuk do të shpërblehen vetëm për 2 garësh, por do të shpërblehen njësoj kolegët e tyre nëpër botë.

“Kemi lajme të mira për sportistët elitarë, që ngrenë lart flamurin tonë kuqezi në arenën ndërkombëtare. Kemi miratuar disa ndryshime në kriteret dhe shpërblimet për sportistët. Qëllimi është t’i motivojmë sa më shumë e t’i krijojmë mundësi për të ushtruar sportin. Ndryshimet që bëmë sot janë në përputhje me detyrimet tona qeveritare. masat e shpërblimit janë parashikuar sipas fashave të rezultateve.

Në mënyrë të veçantë dua të ndalem te peshëngritja, sepse për herë të parë sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat, sepse me vendimin e mëparshëm ata shpërbleheshin vetëm për 2 garësh. Sportistët elitarë do të shpërblehen njësoj. Edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë të trajtohen sipas këtij vendimi. Do të thotë që Briken Calja do të vlerësohet si sportistët e tjerë botërorë, me këtë motivim do të na nderojnë”, tha Kushi.

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga