Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndreu me "dhimbje koke", Sebino Plaku lë në mes stërvitjen

Shkruar nga NEWSPORT
Ndreu me "dhimbje koke", Sebino Plaku lë në mes

Sebino Plaku ka vijuar stërvitjen i diferencuar pasi vuan nga një dëmtim në pulpë. Sulmuesi I rikthyer në Superligën shqiptare me Kastriotin është bashkuar dje me grupin, jo për shumë minuta, pasi nuk ka përballuar ngarkesën fizike si pasojë e një dëmtimi.

Lojtari do duhet të qëndrojë edhe disa ditë jashtë grupit me stërvitje të diferencuar, teksa krutanët nuk kanë dashur të rrezikojnë duke çuar 32 vjeçarin në një dëmtim të rëndë.

Edhe pse kampionati ende nuk e ka një datë nisje prej bojkotit, trajneri Ramadan Ndreu duket I shqetësuar për gjendjen fizike të Plakut. Kujtojmë se Plaku është një nga lojtarët më me eksperiencë në futbollin shqiptar dhe Kastrioti I Superligës do varet në këmbët e sulmuesit për pjesën offensive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga