Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

NDODH TANI/ "Post-bllok" në Pogradec autobusit të Tiranës, lojtarët bardheblu detyrohen të zbresin në mes të rrugës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
NDODH TANI/ "Post-bllok" në Pogradec autobusit të

Tirana fitoi sot në transfertë kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo triumfuan me përmbysje 2-1 duke realizuar 2 gola në pjesën e dytë. Edhe pse brenda në stadium, mbështetësit s'mund të ishin të pranishëm, jashtë impiantit korçar, tifozët e Tiranës ishin aty për ekipin e zemrës. Tanimë, skuadra bardheblu ishte rrugës duke u kthyer për në kryeqytet.

Por, në Pogradec tifozët e 24 herë kampionëve të vendit i kanë bërë "post-bllok" duke i falënderuar për triumfin e sotëm si dhe i premtuan mbështetje në këtë kohë pandemie. Edhe pse në mes të rrugës, s'mund të mungonte përfshirja e lojtarëve të Tiranës duke kënduar me tifozët e tyre. Nga video e publikuar nga Newsport.al mund të shihni momentin e fjalimit të ultrasve si dhe festën e lojtarëve me ta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga