Pas ngjarjeve të fundit, të cilat kanë prishur pak a shumë imazhin e Europianit, qeveria franceze është detyruar që të marrë një vendim. Në zonat pranë mjediseve të Euro 2016 është ndaluar konsumimi i alkoolit. Dhuna e shfaqur nga tifozët anglezë, rusë, ukrainas dhe gjermanë në ditën e fundit ka bërë që francezët të gjejnë dhe shkaktarin kryesor, që tashmë është alkooli.