
Ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit do të luhet pa tifozë. Takimi është parashikuar të luhet të hënën në orën 15:00 në stadiumin e Rrogozhinës. Klubi i Egnatias vuan dënimin nga Komisioni i Disiplinës që do ta lërë pa tifozë në ndeshjet e mbetura të Superligës.
Kjo është sfida e parë që hyn në fuqi ky vendim i organit të Disiplinës. Për shkak të këtij dënimi do të vuajnë edhe tifozët e kuq të cilët nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë në Rrogozhinë për të parë nga afër ekipin e tyre.
Takimi është shumë i rëndësisshëm pasi të dyja skuadrat renditen në krye të klasifikimit. Partizani në vend të parë me pikë të barabarta me Tiranën dhe poshtë tyre gjendet Egnatia. Mungesa e tifozëve mund ta zbehi pak spektaklin që garanton kjo përballje.