
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës e cila ishte e vlefshme për javën e 24-të të “Abissnet Superiore”, përfundoi me fitoren e “Demave”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me rezultatin 2-1. Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, ka folur Olsi Rama.
“Jam i kënaqur sepse gjithmonë është e bukur të fitosh në derbi. Prisja më shumë tifozë nga të dyja krahët. Lojtarët e kishin marrë seriozisht ishin qethur që të bënin gol dhe të dilnin në intervistë. Janë djem të rinj dhe duhet të udhëzohen në çdo drejtim. Sot pashë një ekip që dinte të kontrollonte, por edhe të vuante në minutat e fundit. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen më shpejt mendoj. Klasifikimi tregon që Egnatia është përpara. Nuk ke stresin e pikëve të lëna.
Formula e kampionatit të ndihmon të rritesh. Me ndërrimin e trajnerit ndryshojnë gjërat dhe ai do kohë që të vërë në punë idetë e veta. Sot pavarësisht se kishim përsëri dy mungesa, Bytyçin dhe Kekon, na u duk se kishim shumë lojtarë. Kam shumë besim te ky ekip. Duhet të fillojnë dhe ata të kenë besimin. Duhet që në çdo ndeshje të japësh maksimumin.
Loja apo fitorja? Padisikutim që duhen parë të dyja. Duhet të shikosh rezultatin e 3 pikëshit, por edhe lojën. Kjo ndeshje ishte shumë më e mirë. Lojtarët kanë filluar të gjenden mirë me njëri-tjetrin. Shpresoj që të rritemi dhe lojtarët të gjejnë formën fizike. Kam folur me Hadroj dhe i kam thënë po kthehesh. Egnatia mund të ketë patur fatin që ka patur situata ku ka patur lojtarët në gjendje më të mirë fizike. Besoj që Egnatia dhe Partizani, shoh Vllazninë që po bën mirë. Tiranën nuk e shoh në gjendjen optimale, kam qejf të shoh Dinamon. Laçin nuk e shoh në Final Four, por mund të ketë dhe surpriza”, u shpreh Olsi Rama.