Ndeshje që vlejnë TITULLIN, RTSH-ja sjell skuadrën kryeqytetase falas në shtëpitë tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Me kampionatin që i drejtohet fundit, çdo ndeshje ka peshën e një finaleje. Skuadrat janë në kërkim të pikëve për të kapur objektivat e tyre dhe nuk “pyesin” shumë për emrin e kundërshtarit përballë apo pozicionin në renditje.
Kjo vlen edhe për Laçi – Partizani, ndeshje që do të luhet në orën 15:00 për javën e 29-të të Superiores. Kjo sfidë është përzgjedhur nga RTSH Sport për t’u transmetuar live dhe falas. Të kuqtë nuk duan rezultat tjetër veç fitores për të vazhduar garën me Tiranën për titullin kampion teksa janë 2 pikë pas bardhebluve.