
Seria A po përpiqet t’i japë vetes forcë për rifillimin dhe daljen në fushë. Afati i mbarimit të sezonit është shtyrë deri në 20 gusht nga FIGC, duke menduar për zgjidhje se si të shpërndahen ndeshjet. Shpresa është gjithmonë data 13 qershor për të luajtur përsëri.
Për ta mbyllur me datë 2 gusht, do të ishte e vështirë për të gjetur hapësirë për të gjitha ndeshjet në kampionatin Italian. Një nga aspektet të cilin po përpiqen të zgjidhin është përcaktimi I kohës për tu luajtur ndeshjet. Sipas lajmeve të raportuara, duhet bërë një riorganizim edhe për televizionet që të gjejnë hapësirë të transmetojnë ndeshjet dhe programet verore.
Komisioni mjekësor FiGC do të donte që ndeshjet të zhvilloheshin në orën 15.00, por Liga ka një ide tjëter: Përballjet të ndahen në tre kohë në 16.30, 18.45 dhe 21.00.