Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Arbitri në Milan-Torino “mbush kupën”, Allegri bën DEKLARATËN e fortë: Do ta lë punën

Shkruar nga NEWSPORT
Arbitri në Milan-Torino “mbush kupën”, Allegri bën
Milani

Milani fitoi me shumë vështirësi përballë Torinos në shtëpi me rezultatin e ngushtë 3-2, duke mbajtur sërish hapur garën për titullin kampion në Itali. 

Kuqezinjtë iu falën golave të Pavlovic, Rabiot dhe Fofana, ndërsa për miqtë shënuan Simeone dhe Vlasic. Ky i fundit shënoi me 11-metërsh duke hapur sfidën, teksa vendasit ishin në avantazhin e dy golave.

Mirëpo, me këtë penallti, nuk ishte dakord trajneri i "Djallit", Max Allegri i cili shpërtheu te rasti i vërshëllyer për faull në zonë, ku Torino përfitoi një mundësi të artë për të ngushtuar sërish diferencat në rezultat.

"Përpiqem të qëndroj i qetë, por po humbas motivimin për shkakun tuaj. Po më bëni të detyrohem ta lë fare punën si trajner", mësohet të ketë thënë Allegri drejtuar arbitrit të katërt.

Milani pret me shumë interes sfidën që rivalët e qytetit, Inter, do të luajnë sot në mbrëmje në transfertë përballë Fiorentinës, në orën 20:45. 

Poll

Lexo gjithashtu