
Një katërshe finlandeze drejt "Elbasan Arenës".
Është ky vendimi i UEFA-s, që i ka besuar një trupe finlandeze takimin eliminator të grupit H mes Shqipërisë dhe Moldavisë. Ville Nevalainen do të jetë bilbili kryesor i këtij takimi. 34 vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në fushën e blertë, teksa drejton me stemën e FIFA-s prej 5 vitesh.
Në ndihmë të tij do të jenë patriotët e tij, Jukka Honkanen dhe Mika Lamppu, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Petri Viljanen. Ky takim është programuar për tu zhvilluar sot, duke nisur nga ora 20:45.
Poll