
Tirana dhe Pogradeci është sfida e fundit e “Play-Out”. Duel ky që do të përcaktojë edhe skuadrën e fundit që do të luajë në Superiore në sezonin e ri.
Kjo ndeshje është programuar të luhet në “Elbasan Arena” ditën e dielë. Fillimisht do të startonte në orën 19:00, por tashmë axhenda ka ndryshuar.
Klubet janë dakortësuar mes tyre që ndeshjen ta zhvillojnë 1 orë më parë, më saktësisht në orën 18:00 dhe do të luhet në po të njëjtën ditë në “Elbasan Arena”.
Përballja mes bardhebluve dhe pogradecarëve do të jetë mjaft e luftuar dhe spektakolare, teksa vlen të theksohet se kryeqytetasit e mbyllën kampionatin në vendin e 8-të në Superiore, ndërsa pogradecarët vijnë si skuadra fituese e fazës së “Play-Off” të Kategorisë së Parë.