Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshja perfekte e Kombëtares, Edi Reja nuk kursen lëvdatat: Merita shkon për skuadrën, TRASHI luajti shumë mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja perfekte e Kombëtares, Edi Reja nuk kursen lëvdatat: Merita

Trajneri I Kombëtare, Edi Reja, pas fitores 0-4 ndaj Moldavisë, është shprehur për Supersport se skuadra është përgjigjur shumë mirë në fushën e lojës.

"Kjo ndeshje këtu ishte shumë e vështirë. Skuadra ka treguar se ka akuilibër dhe e ka nisur shumë mirë ndeshjen, duke hyrë shumë e përqendruar në fillim. Më duhet të them se kundërshtari ishte modest, por këto janë ndeshje të vështira. Kur ndeshja u bë 3-0, gjithçka ishte më e thjeshtë.

Trashi? Ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Duhet të bëj një compliment për djemtë, sepse kanë bërë një ndeshje të mirë, jo vetëm sot, por së fundmi kanë treguar formë të mirë. Po tregojmë se kemi ekuilibër. Kemi bërë një paraqitje të mirë si skuadër. Më duhet të them se në pjesën e parë këmi bërë një takim të mirë.

Kumbulla dhe Selahi janë lojtarë të rinj dhe janë paraqitur mirë. Tani janë shumë të rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ata luajnë titullarë me skuadrat e tyre dhe jam shumë I kënaqur me ta.

Kemi ndërtuar një skuadër të vërtetë. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe një staf shumë të mrekullueshëm. Kemi formuar një grup që punon me seriozitet dhe atëherë është më e thjeshtë për të marrë rezultate opzitive".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga