Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ndeshja ndaj Teutës ndyshon nga ajo e Kupës", Orges Shehi: Derbi është i paparashikueshëm, ju tregoj gjendjen e Abazajt

Shkruar nga NEWSPORT
"Ndeshja ndaj Teutës ndyshon nga ajo e Kupës", Orges Shehi:

Orges Shehi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së Tiranës kundër Teutës, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Trajneri i bardhebluve ka analizuar skuadrën para sfidës me Djemt e Detit.

Gjithashtu Shehi është ndalur edhe të mungesa e Bekaj duke thënë se Iljoni është kapiteni i skuadrës dhe do jetë një trajner i dytë në fushën e lojës. Në fund ai gjithashtu ka folur edhe për derbin, ku sipas tij derbi është derbi dhe do jetë shumë i luftuar.

“Gjendja është ajo që ka qenë. Mungesat dihen, ato që kanë qenë, sepse nuk janë momental. Kemi në dyshim Abazajn, sepse e dimë që nuk është në 100% e vetë. Sot është stërvitja e fundit dhe do të shohim nëse do të jetë në fushë ose jo. Pastaj dhe Bekaj dihet që ka plotësuar numrin e kartonëve dhe s’do të jetë nesër.

Bekaj? Aktivizimi i Bekajt gjatë gjithë kampionatit nuk ka lidhje me atë që ne nuk kemi alternativë të mirë. Ne kemi shumë besim që mungesa e Bekajt nuk do të ndihet, sepse eksperienca dhe kualiteti që ka Iljoni mbi supe do të na e bëjë të lehtë. Për më tepër që është dhe kapiten skuadre, do të jetë si një trajner i dytë në fushë.

Të gjithë kanë vështirësi. Është një kampionat shumë rivalizues pasi të gjitha skuadrat janë brenda objektivave. Çdo skuadër ka objektivin e vetë. Dhe Teuta gjithmonë kërkon që të ngjitet më lartë sepse është poshtë pritshmërive të veta. Kjo nuk është hera e parë. E dimë që do të jetë një ndeshje e luftuar përballë dy skuadra që gjithsecili do të fitojë për të qenë brenda objektivave të veta.

Tani është e vërtetë që ne kemi pasur një ngarkesë ndeshjesh dhe këtë ngarkesë do ta kemi dhe këto katër ditë. Unë dua që skuadrën ta freskojmë, ta rikuperojmë dhe sigurisht në ndonjë pozicion të fusim ndonjë lojtarë që vjen dhe pas pezullimit.

Unë mendoj se kjo shprehje ka që me ndeshjen me Rrogozhinën, që po fituam me Egnatian shtrohet rruga për titull. Mbas Egnatias po fitoi në Shkodër atëherë hedh një hap të sigurt. Po fitoi me Kastriotin, tani vjen ndeshja kundër Teutës… Unë mendoj se të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, sepse për sa kohë kemi një kampionat shumë të fortë dhe rivalizues dhe kur çdo kundërshtar bën rezultate që ndoshta dhe nuk priten. Kështu është një ndeshje e vështirë në kuadrin e asaj që kanë ngelur dhe pesë finale dhe kjo është një prej tyre.

Unë mendoj se Kupa ka dy tablo. Kupa luhet me dy takime. Kampionati luhet me një takim edhe kur ka specifikë të veçantë, atëherë edhe mënyra e të luajturës dhe strategjia që zgjedh është pak e ndryshme. Megjithatë unë mendoj se duhet të përqendrohemi te kjo dhe nuk duhet të mendojmë për ndeshjen që kemi pas katër ditësh. Në Kupë kemi marrë një rezultat të mirë në ndeshjen e parë dhe gjithë fokusi është te ndeshja e nesërme, pasi nuk është me dy takime, por në 90 minuta dhe ndoshta diçka më shumë. 90 minuta që janë shumë të rëndësishme dhe që kërkojnë një përqendrim, një vlerësim, sepse ndeshja ikën dhe nuk ka më si në Kupë që ke kohë për të rikuperuar në ndeshjen e dytë.

Derbi? Deri në derbi i bien 10-11 ditë. Me 17 atëherë, pas ndeshjes së Kupës me Teutën do të fokusohemi te derbi. Nuk mendoj që tifozët duhet të ngarkohen me emocione të mëdha për të mbyllur llogaritë e kampionatit. Derbi është derbi që do të thotë është i paparashikueshëm. Por duhet të zhvishemi nga këto emocione për të mos u ngarkuar shumë”, ka thënë Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga