Kategoria Superiore e futbollit do të rinisë sot në 17:00, ndërsa dje një lojtar i Bylis rezultoi pozitiv me Covid-19. Në këto kushte, ballshiotët i janë nënshtruar testeve, që fatmirësisht kanë rezultuar negative. Një gjë të tillë e konfirmon edhe faqja zyrtare e mallakastritëve, ndërsa ndeshja me Tiranën ishte në dilemë nga FSHF-ja.
Tanimë që gjithçka është sipas të gjitha rregullave, dueli mes kryesuesve dhe Bylisit në Ballsh pritet të startojë normalisht në orën 17:00. Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije dje, se do të merrej një vendim pas kryerjes së testeve nga ekipi i Bylis, rezultatet e të cilave dolën negative. Tanimë gjithçka pritet të marrë dritën jeshile, ndërsa edhe Eridion Qardaku, lojtari i infektuar por asimptomatik, do t'i nënshtrohet testeve në karantinë.
Njoftimi i Bylis:
