Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshja me Teutën dhe forma e dobët e Vllaznisë, DJARMATI: Të dalim sa më parë nga kriza, aleancat i ka në dorë FSHF-ja

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja me Teutën dhe forma e dobët e Vllaznisë, DJARMATI:

Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati ka dalë sot para medieve për të folur në lidhje me ecurinë negative të ekipit, pikët e lëna, merkaton e janarit dhe objektivat e sezonit.

Matko ka treguar se skuadra dhe drejtuesit kanë në dorë gjërat në fushë teksa shpresohet që Vllaznia të kthehet nesër te suksesi maksimal ndaj Teutës në transfertë (16:00).

Në lidhje me aleancat e mundshme kundër shkodranëve, Djarmati është përgjigjur se s'kanë gjë në dorë dhe me këto çështje duhet të merret Federata e futbollit.

"Probleme me merkaton dimërore dhe skuadra po e vuan? Po, kemi sjellë tre lojtarë në ekip. Po shohim edhe skuadrat e tjera dhe po përpiqemi të implementojmë lojtarët e rinj.

Nuk kishim dëshirë të prishnim grupin e ndërtuar. Lojtarët duan kohën e tyre dhe nesër do jetë në fushë një nga lojtarët e rinj. Ndeshja nesër nuk është vendimtare, ka edhe 16 javë.

Trajneri rrezikon? Nuk kemi diskutuar këtë çështje. Është hera e parë që më bëhet kjo pyetje. Kemi qenë në takim me drejtuesit dhe nuk është përmendur fare kjo pjesë.

Kupë dhe kampionat? Në Kupë luajmë ndaj një skuadre që vjen nga një Kategori më poshtë dhe në stadiumin tonë. Nëse nuk marrim maksimumin do jetë shumë zhgënjyese. Më parë kemi dy ndeshje në kampionat dhe të mendojmë më pas për Kupën.

Objektivi? Kam thënë që ditën e parë që objektivi kryesor janë Kupat e Europës dhe sa më shpejt të dalim nga kriza e pikëve dhe rezultateve, duke shkuar sa më shpejt aty ku duam të gjithë.

Aleancat, fliten shumë? Nuk ndryshojmë dot, nëse kanë bërë aleanca. Nuk kemi frikë asnjeri, por duhet të kemi kujdes për këto punë. Nuk është në dorën tonë, ndeshjet janë në dorën tonë. Është në dorë të federatës dhe institucioneve nëse ka gjëra të tilla", tha Djarmati.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga