
Vllaznia po bën përgatitjet e fundit për transfertën me Skënderbeun. Prej dy ditësh, klubi verior ka ''braktisur'' Shkodrën, për t'u vendosur në Pogradec. Arsyeja kuptohet pasi temperaturat ndryshojnë shumë nga jugu në veri, por edhe që të jenë sa më afër vendit ku do luhet ndeshja, e kështu kanë më shumë kohë për ta përgatitur atë.
Dëshira për fitoren është e madhe, pavarsisht se përballë kanë një ekip mjaft të fortë fizikisht dhe taktikisht. Trajneri i Vllaznisë e di mirë vështirësinë që paraqet sfida dhe nuk dëshiron që ti lejë asgjë rastësisë.
Poll