
Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për eleminatoret e EURO 2024. Kjo sfidë është programuar të zhvillohet të hënën e datës 27 mars, në orën 20:45.
Nuk ishte vendosur për stadiumin, por tashmë burime të besueshme tregojnë për Newsport.al që ky takim do të luhet në impiantin e Varshavës.
Kësisoj të gjithë ata tifozë jashtë trojeve shqiptare që kanë programuar të ndjekin nga afër kuqezinjtë në këtë sfidë të parë, do të mund ta shohin në stadiumin “Narodowy”.
Poll