Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Partizani ishin dy duelet e fundit të javës së 9-të të “Abissnet Superiore”.
Në stadiumin “Air Albania”, verdheblutë e Elbasanit arritën një fitore të rëndësishme, pasi mundën bardheblutë e Tiranës me rezultatin e thellë 4-1. Në sfidën tjetër, Dinamo City mposhti Partizanin 2-0 në “Elbasan Arena”.
Po sot, Flamurtari arriti fitoren e parë në kampionat, pasi mundi në shtëpi kryesuesit e Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0.
Egnatia mundi në shtëpi Teutën 1-0, duke i shkaktuar durrsakëve humbjen e parë në kampionat. Bylis u rikthye te fitorja, pasi fitoi 2-1 ndaj Vorës në “Adush Muça”.
Me përfundimin e javës së 9-të, mbyllet edhe faza e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”. Vllaznia kryeson kampionatin me 19 pikë, Egnatia ndodhet në vendin e dytë me 18, ndërsa Dinamo City dhe AF Elbasani mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 17 pikë.
Ndërkohë që renditja me Flamurtarin, të cilët mbeten në vendin e fundit me 5 pikë. Ndërsa Tiran me 1 pikë më shumë mban vendin e 9-të dhe Partizani në kuotën e 8 pikëve, renditet i 8-ti.
