Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndeshja e jetës për Shkëndijën e Tetovës, Jose MOURINHO u kujton Real Madridin: Më fundosën Kaka, Ramos dhe Cristiano Ronaldo

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshja e jetës për Shkëndijën e Tetovës, Jose MOURINHO


Sot, Shkëndija e Tetovës do të luajë kundër Tottenham, ndeshje e vlefshme për turin e tretë të Europa League. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka do të luajë sfidën e "jetës". Në letër është mjaft e vështirë pasi diferencat mes dy skuadrave janë të mëdha. Megjithatë në ndeshje teke luhet gjithçka për gjithçka dhe asnjëherë parashikimet s'mund të jenë në nivelet maksimale.

Para këtij takimi ka folur, Jose Mourinho, i cili krahas konferencës së zakonshme për shtyp, ka dhënë edhe një intervistë për televizionin portugez "Sic". Ndër të tjera, ai ka treguar çastin më të vështirë të karrierës së tij, teksa ka kujtuar kohën kur drejtonte Real Madrid.

"Nëse më duhet ta zgjedh çastin më të keq, atëherë është eliminimi me Real Madridin. Ne ishim ekipi më i mirë në Evropë, pa dyshim, e fituam La Ligën duke i thyer të gjitha rekordet për pikët dhe golat dhe jam i sigurt që finalen do ta kishim fituar. Për mua ishte mizor fakti se ne i zgjodhëm Cristiano Ronaldon, Kakan dhe Sergio Ramosin, ata janë vrasës nga penalltia dhe nuk i humbin ato kurrë, por i humbën, kjo më fundosi mua", ka thënë ai.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga