Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

ZYRTARE/ Kërkoi më shumë minuta, VLLAZNIA dhe talenti shkodran ndërpresin bashkëpunimin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kërkoi më shumë minuta, VLLAZNIA dhe talenti shkodran

Belajdi Pusi nuk do të jetë më lojtar i Vllaznisë. Lajmi është bërë me dije nga klubi shkodran që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmëron se ka pasur konsensus për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Sulmuesi shkodran ka kërkuar më shumë minuta, por një gjë e tillë është e pamundur duke parë kontigjentin e ngjeshur që ka në dispozicion trajneri Mirsad Jonuz.

"KF Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme futbollisti Belajdi Pusi nuk është më e pjesë e jona, pasi kontrata dypalëshe është ndërprerë me mirëkuptim.

Kërkesa e lojtarit për t'u larguar ngaqë kërkon më shumë aktivizim, është pranuar nga ana e drejtuesve e klubit, me idenë e hapjes rrugës të karrierës së tij, por duke lënë hapur gjithmonë për një rikthim të mundshëm sërish tek skuadra jonë.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin për kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve dhe i uron suksese në karrierën e tij. Dera e Vllaznisë do të jetë gjithmonë e hapur për ty Belajd!", shkruhej në njoftimin e Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga