[caption id="attachment_104434" align="alignleft" width="347"] Karolina Kostallari dhe Presidenti i Republikes , Bujar Nishani[/caption]
Federata Shqiptare e Basketbollit siç e keni mësuar edhe më herët, festoi mbrëmjen e djeshme 70 vjetorin e krijimit të saj. Figura të njohura ishin të pranishme dhe sigurisht kishte dhe basketbollistë dhe basketbolliste mjaft të njohur të cilët kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre për këtë sport.
Organizimi i mbrëmjes GALA, me rastin e 70 vjetorit të themelimit të FSHB-së u realizua nën kujdesin e veçante të Z. Avni Ponari i cili është edhe presidenti i federatës.
Basketbollistja e njohur, shtatlartja Karolina Kostallari, e cila u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin "Naim Frashëri", në një prononcim për Newsport.al, ndau emocionet e mbrëmjes së djeshme si dhe ka falenderuar Presidentin e Federatës dhe Presidentin e Republikës.
"Më dukej sikur humbisja mbrëmjen e djeshme, në madhështinë e atij pallati, salle, teksa e shihja veten përballë emrave te ndritur që u shndërruan në legjendë në historinë e këtij sporti.
[caption id="attachment_104427" align="alignright" width="260"] titulli "Naim Frasheri" i dhene per Karolina Kostallarin[/caption]
Për mua falenderimi i sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me atë përgjigjen automatike që formulojmë ndaj një vepre të mirë apo dhurate që marrim. Ajo nuk është thjesht një fjalë, por një ndjenjë e fortë krenarie dhe mirënjohje për nderin që na u bë për urdhrin e akorduar, por dhe përgjegjësia që ndjej për ta përcjellë me dashuri vlerën dhe madhështinë e sportit të bukur të basketbollit.
Ndjehem e nderuar e mbi të gjitha e respektuar dhe mirënjohëse që jam përfituese e këtij çmimi prestigjioz akorduar nga President i Republikës. Faleminderit z. president, Bujar Nishani.
Falenderim i veçantë për presidentin e federatës, z.Avni Ponari dhe faleminderit të gjithë ju.
Për secilin nga ne, lojtarët, ka një arsye specifike që na lidhi me basketbollin. Mua basketbolli më zgjodhi se isha bekuar me një gjatësi trupore të spikatur.
Por për të gjithë ne ka diçka unike, ne luajmë sepse e dashurojmë këtë sport.
Mbrëmjen e djeshme u nderuan arritjet e një numri të madh të personave te pranishëm. Urime të gjithëve.
Urime dhe mirënjohje dua të përcjell veçanërisht tek trajnerët që na inspiruan dhe mësuan të ruajmë dhe zhvillojmë sportin e bukur të basketbollit.
Për ata që janë të rinj në këtë sport i nxis ta kujtojne gjithmonë veten përse luajnë, e unë i them "Luani për vete, për shokun, por dhe për atë fëmijën që ka filluar ta dojë këtë sport".
Një falenderim të veçantë për ata, që më bëne te jem pjese e mbrëmjes", përfundoi Kostallari./NEWSPORT.AL
[caption id="attachment_104429" align="alignnone" width="503"] Karolina Kostallari dhe Presidenti i Republikes, Bujar Nishani[/caption]
[caption id="attachment_104426" align="alignnone" width="501"] Karolina Kostallari[/caption]
[caption id="attachment_104431" align="alignnone" width="501"] Medalja e Karolina Kostallarit[/caption]