Virgil van Dijk ka mbyllur sezonin me Liverpool. Kapiteni dhe lideri I mbrojtjes pësoi një dëmtim të rëndë dje në ndeshjen ndaj Everton. Ka qenë minuta e shtatë e takimit, atëherë kur portieri Pickford ka ndërhyrë direkt mbi këmbët e lojtarit.
Bein bën me dije se van Dijk është dërguar menjëherë në spital pasi ka lënë fushën e lojës, duke iu nënshtruar skanimeve. Nga sa bëhet me dije, lojtari ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe do të mungojë tetë muaj, çka do të thotë së ky sezon me kampionët e Anglisë është mbyllur. Dhimbje koke për Klopp që sheh liderin të lërë "në baltë" skuadrën.

Poll