Erion Hoxhallari ka qenë një nga lojtarët më të kritikuar të Tiranës në sezonin që lamë pas. Mbrojtësi i majtë i bardhebluve pati luhatje të vazhdueshme duke krijuar pakënaqësi në stafin teknik, por edhe tek drejtuesit.
Ai u përfol si një nga futbollistët që do të largoheshin në këtë merkato vere, por gjithçka ishte në kuader të aludimeve, pasi tashmë mëngjërashi ka nisur stërvitjen me skuadrën.
Madje, përmes një postimi në rrjetet sociale duket se kërkon të japë një mesazh për gjithë kritikët, përfshirë edhe mediet. "Filloi", shkruan Hoxhallari ndërsa e shoqëron me emoji: "Pushoni", si për të treguar se tashmë ka ardhur koha për t'i dhënë fund kritikave.

Poll