Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndër mbrojtjet më të dobëta në kampionat, Ilir DAJA merr masa për Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Ndër mbrojtjet më të dobëta në kampionat, Ilir DAJA

Skënderbeu i këtij sezoni ka ndërruar fytyrë, duke mos qenë më ajo skuadra e dekadës së fundit. Kampion për shumë vite, korçarët duket se janë ndalur vetëm nga FIFA që i ka dënuar për trukim ndeshjesh. Kjo situatë ka sjellë veprime zinxhir në klub, teksa bardhekuqtë nuk janë aty ku ishim mësuar t'i shihnim. Korçarët ndodhen në vendin e katërt, pas 13 javëve kampionat. 20 pikët e grumbulluara tregojnë se ekipi është aty, duke mos harruar të "kafshojë".

"Ujqërit e Dëborës" kanë një ndër mbrojtjet më të këqija këtë edicion, teksa kanë pësuar plot 22 gola. Më keq se ata është Flamurtari, që mban pozitën e fundit në klasifikim. Këtë gjë po përpiqet të rregullojë trajneri Ilir Daja, duke vendosur theksin te veprimet sulmuese. Merkato e janarit pritet me interes në juglindje, me Skënderbeun që do të afrojë patjetër një qendërmbrojtës, pasi shpeshherë në këtë rol është eksperimentuar me Bruno Ditën. Kthimi nga dëmini i Bajram Jashanicës, pritet të shtojë kualitetet në prapavijën korçare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga