
Në 6 janar të këtij viti, presidenti i Elbasanit, Arben Laze u nda nga jeta në mënyrë të papritur dhe në moshë të re. Prej vitesh, Laze investonte në futollin elbasanas, ndërsa kulmi ishte në 2006, kur skuadra u shpall kampione e Shqipërisë.
Tanimë frerët e ekipit i ka marrë Xhanin Laze, i biri i të ndjerit Arben. 27 vjeçari ka një detyrë jo të lehtë për të çuar përpara skuadrën, që prej disa sezonesh dergjet në kategoritë inferiore.
Verdheblutë gjenden në grupin A të Kategorisë së Dytë, teksa mbajnë vendin e 7 në mesin e tabelës, larg nga zona e promovimit në të Parën.
Poll