
Pas përfundimit të mbledhjes në Federatën Shqiptare të Futbollit ku u vendos që kampionati të rinisë në datën 3 qershor, kanë folur presidenti Refik Halili dhe drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi. Në një prononcim për mediet, kreu i bardhebluve u ndal kryesisht te festa e titulli si dhe pjesa e licencimeve:
“Unë kam një mendim, ndoshta udhëtimet në transferta do t’i bëjmë brenda ditës. Do lodhemi pak, por në këtë mënyrë mund të eliminojmë ndonjë të papritur. Për titullin, unë kam qejf edhe të flasim, por pak më vonë. Është shpejt, jemi 9 pikë para, them se do të marshojmë drejt rrugës që kemi nisur. Festa e 100 vjetorit është prishur disi nga kjo situatë. Unë kam shpresa te kthimi i tifozëve. Edhe në qoftë se nuk lejohet, do ta gjejmë një formë për ta festuar.
Te ekipi jonë kemi pasur fat, që të gjithë lojtarët janë në Tiranë dhe nuk kanë lëvizur të huajt. Nuk ka shfaqur njeri dëshirën për të mos luajtur. Gjithmonë jemi gati për garë. 3 kriteret që ka FSHF për licencimin, ne i kemi plotësuar. Klubi ka bërë goxha punë me ndihmën edhe të stafit të FSHF-së, si dokumentacion është totalisht. Në qoftë se ka ndonjë gjë mangët, kemi kohë ta plotësojmë. Marrëveshjen e kemi realizuar me tatimet”, tha presidenti i Tiranës.
Ndërsa më tej, drejtori Nderim Nexhipi u ndal kryesisht te gjendja e lojtarëve që kanë dy muaj pa stërvitje. Në fjalën e tij për mediet, ai deklaroi:
“U vendos që kampionati të nisë në datën 3 qershor, do të ketë edhe ndeshje Kupe dhe në datën 29 korrik të jetë data përfundimtare e kampionatit. Finalja e Kupës do të luhet në 2 gusht. Është dhenë një protokoll i cili do të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë. Në kushtet tona në Shqipëri, klubet kanë probleme me infrastrukturën dhe financën. Kishte bisedë, të gjithë dhanë mendimin e tyrë. Gjici nuk kishte mundësi të ishte.
Duhet kohë që skuadra të kthehet në fushë. Nuk është koha e mjaftueshme, kemi ndaluar shumë. Është rrezik i vogël, do tëntojmë të bëjmë stërvitje dhe të kthehemi. Nëse mendohet për një rifillim e kam thënë që duhen 3 javë minimum stërvitje. Shpresoj të mos ketë lëndime. Jemi edhe në garat e Kupës. Do jetë problem për lojtarët. Shpresoj që të stërvitemi sa më shumë. Nuk kemi probleme financiare. Këto ditë lojtarët do të marrin një pagë. Shpresoj që të vazhdojmë sa më shpejt pjesën e mbetur të kampionatit. Çdo ekip do bëjë kontrollin e temperaturës. Duke parë pauzën e madhe të lojtarëve, po u federova, besoj se 45 minuta i nxjerr (qesh)”, përfundoi zyrtari i verilindorëve.
Kujtojmë që Tirana ndodhet në vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Kukësi në të dytin me 44 pikë. Kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur, bardheblutë duken se janë në rrugën e mbarë drejt titullit kampion.