Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ndaj LAÇIT e nisi nga stoli, Ilir DAJA vendos për Jasir ASANIN

Shkruar nga NEWSPORT
Ndaj LAÇIT e nisi nga stoli, Ilir DAJA vendos për Jasir ASANIN

Nesër, Partizani do të luajë në transfertë kundër Apolonisë, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa me interes pritet të mësohet 11-shja titullare që do të hedhë në fushë trajneri Ilir Daja.

Jasir Asani ka qenë një nga emrat më të përmendur ditët e fundit, i cili ndaj Laçit e nisi çuditërisht nga pankina. Trajneri kryeqytetas tregoi arsyen duke deklaruar se gjithësecili futbollist është i detyruar të pranojë stolin dhe të japë maksimumin e tij kurdo që e thërret nevoja.

Duket se situata mes 54-vjeçarit dhe mëngjërashit është qetësuar. Edhe pse ende s'është vendosur përfundimisht, mësohet se trajneri Daja e ka përgatitur manovrën kundër Apolonisë duke përfshirë në formacion pikërisht 25-vjeçarin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga