Sugar Ahmeti, 58-vjeçari shqiptar që në periudhën e komunizmit ishte kampion bote në hedhje shtize, është ndarë ditën e djeshme nga jeta. Ai ka jetuar që prej vitit 1991 në Itali, teksa ka marrë nderimet më të mëdha në vendin ku jetoi për 25 vjet.
Mediat italiane shkruajnë me nderim të madh për të, ndërsa titulli i një të përditshmeje është: "Vdes në moshën 58 vjeçare nga asbesti, lamtumirë Sugar Ahmeti; Heroi i dy vendeve". Më tej në nëntitull shkruhet: "Ai ishte shqiptari i parë që arriti në Livorno në vitin 1991, ish-kampion bote në hedhje shtize, tashmë punonte si shofer kampioni. Të enjten, më 20 tetor në orën 9:00 bëhet varrimi në Lupi".
Poll
